Sport

“Messi kosovar” merr ftesë nga Shqipëria për miqësoren me Norvegjinë

Talenti kosovar, Edon Zhegrova, që njihet edhe si “Messi kosovar” ka marrë ftesë nga kombëtarja shqiptare për miqësoren ndaj Norvegjisë, që zhvillohet në muajin mars.

Futbollisti i Genkut e bëri publik lajmin për mediat kosovare.

Ai ka thënë se është i lumtur për ftesën, por ka shtuar se akoma nuk ka vendosur se si do t’i përgjigjet ftesës.