Sport

Messi vlen sa trefishi i kombëtares së Zvicrës!

Ai është vlerësuar 300 milionë, ndërsa e gjithë kombëtarja zvicerane së bashku, 117 milionë franga

Së bashku: 117 milionë!

Vetëm Messi e ka çmimin në tregun e futbollit tre fish më të lartë se e gjithë kombëtarja e Zvicrës së bashku! Kështu që, kush e ka ndërmend të blejë atë, duhet t`i palosë 300 milionë franga, siç është e shkruar në marrëveshjen që ai ka me FC Barcelonën, deri në vitin 2016.

Në të njëjtën kohë, e gjithë kombëtarja e Zvicrës që sonte takohet me kombëtaren argjentinase të Messit, “kushton” 117 milionë franga, njoftojnë mediet zvicerane.

Më i shtrenjti është Inler me 24 milionë, pas tij vjen Shaqiri që kushton 15 milionë franga, i pasuar nga Xhemaili (14), Lichtsteiner (13), Xhaka 11 milionë ndërsa Mehmedi vlen 5 milionë franga.

Kombëtarja e Zvicrës luan sonte në Bernë, me fillim në orën 20, ndeshjen testuese kundër kombëtares së Argjentinës.