Gjuha

Mësuesit dhe nxënësit shqiptarë të Austrisë festojnë me dinjitet jubileun e Kosovës

Si pothuajse asnjëherë më parë, në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, nxënësit, rreth 100 sish, me mësueset/it e tyre sikur ishin përgatitur të bënin gara në mes vete për të dhëne maksimalen dhe më të mirën

Shoqata e Mësuesve/seve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri (Vjenë) festoi në mënyrë dinjitoze 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.  Manifestimi u hap me intonimin e himnit kombetar dhe te himnit shetëror te Kosovës.

Këtë eveniment e përshëndeti edhe konsulli i akredituar nga Republika e Kosovës në Wien, z.Imer Lladrovci.

Para një numri të madh të bashkatdhetarëve, shoqatash shqiptare e veprimtarëve të kauzës sonë kombëtare, në Vjenë të Austrisë, më 25.02.2018, nga SHMSH „Naim Frashëri“ u kremtua jubileu i Kosovës. Në këtë ditë, mësues/se të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, nga e tërë Austria (Vjenë, Graz, Linz, Salzburg, Vels, Rotenmann, St.Polten, Gäsenderdorf, Radstadt, Neulengbach) kishin sjellur nxnënëset/sit që festës solemne t’i japin ngjyra sa më të këndëshme dhe sa më madhështore. Ata, për tri orë rresht, vallëzuan, kënduan, recituan, dhanë skeqe (pjese teatrale) me tema e motive nga më të ndryshmet.

Si pothuajse asnjëherë më parë, në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë, nxënësit, rreth 100 sish, me mësueset/it e tyre sikur ishin përgatitur të bënin gara në mes vete për të dhëne maksimalen dhe më të mirën.

Për ta moderuar dhe udhëhequr këtë eveniment ishte caktuar mësuesi me përvojë, z.Osman Ademi. Ai, pasi i përshëndeti të pranishmit, prezantoi dhe paralajmëroi ecurinë programit festiv kushtuar 10 vjetorir të Pavarësisë së Kosoves.

Fillimisht ai ftoi kryetaren e SHMSH „Naim Frashëri“, në cilësinë e nikoqires, që të hapë  programin dhe të përshëndës të pranishmit.

Në fjalën e saj zonja Berisha pasi pershendeti te pranishmit, ndër të tjera tha: SHMSH “Naim Frashëri”, për nder të 10 vjetorit të shtetësisë së Kosovës, është përcaktuar që Vjenën ta zgjedh si pikë qendrore për ta kremtuar festën e pavarësisë, si njëren nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së re të popullit shqiptar. Më pastaj u përqëndrua edhe për rolin dhe rëndësinë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, si njëri nga faktorët kryesorë në zhvillimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Konsulli i Republikes se Kosoves z. Imer Lladrovci, pasi përshendeti dhe i uroi të pranishmit, i inkurajoi mësuesit për punën e tyre të palodhur dhe me vlere të çmuar kombëtare. Ai foli edhe për sakrificen e popullit shqiptar deri te Pavarësia. Ndër të tjera theksoi edhe të arriturat për këto 10 vite, por edhe vështirësitë nëpër të cilat po kalon Kosova, e cila, megjithatë, për të ardhmen, ka një perspektivë dhe një agjendë evropiane.

Që në fillim atmosferën e ndezën nxënëset nga Velsi, të prirë nga mësuesja Rafete Kosumi me „Vallen e Pavarësisë“, „Shamia e beqarit“ nga nxënëset e Miradije Berishaj, për të arritur pikën kulmore me vallen tradicionale të Drenicës me nxënëset e mësueses Bukurije Limani. Pjesët teatrale „Rozafati“ nga nxënësit e mesueses Antigone Elshani, dhe „Mos thuaj rrena“ nga nxënësit e mësuesit Osman Ademi. Recitimet e shumta me motive patriotike dhe nga vendlindja nxënesit e Ibrahim Hasanaj, Qefsere Demaj, Ismet Sinani, Izri Rexha.

Me këngë per femije u paraqitën nxënëset e mësueses Armida Bicaku.  I bukur ishte edhe interpretimi „Live“ i nxënëses Mikaela Hondozi, „Dhuratë per ditlindje“ dhe këngët heroike me çifteli të kënduar nga Alban Spahiu, i cili edhe pse në moshë djaloshare, ka bërë emër në Vjenë dhe më gjerë.

 

 

Manifestimi u mbyll me të gjithë nxënesit në skenë me këngen „O sa mire me kenë shqiptar“ duke percjellë hare dhe emocione tek të pranishmit!

Nxënësit/set pjesmarrës ne program: Yllka Elezi, Emire Garipi, Anisa Garipi, Afrora Salihi, Anisa Kosumi, Elma dhe Elita Muji, Blerta Salihi, Besjana Demiri, Ermal Imeri, Dita Shemsedini,Erina Iljazi, Elveda Alija, Erlisa Asllani, Ejona Zeqiri, Ela Rugova, Emi Bejleri, Erona Haziri, Antea Vinca, Vanesa Shala, Fijona Shala, Elton Ukaj, Kremtim Miftari, Freskim Pepshi, Buna Fetahaj, Fjolla Shala, Alea Bazaj, Albanot Kuci  Donika Nasufi, Jehona Skeraj, Makfire Jashari, Mikaela Hondozi, Humeira dhe Suheila Alili, Bleona, Anika Demaj, Jon Bacaliu, Bleona Jupa, Blendor dhe Bleridon Berisha, Ehad dhe Hatixhe Alili, Shqipdon Leshko, Albion Dervishaj, Mersa, Erza Qengaj, Selma Hamdi, Andonesa Dervishaj, Arbnora Brahimi, Altona dhe Albana, Erza Hasani, Dijeton Selimi, Albion, Fatlind Ademi, Erda Arifaj, Origita Mala, Albina Zeneli, Arlind Shala, Erjon Hasani, Elis Ramaj, Najla dhe Pranvera Hagjaj, Donika Elshani, Laura Kastrati, Edonis Çekaj, Elisa Çekaj, Melissa Beqiri, Gëzim Limani, Granit Limani, Vaid Limani, Lejla Hysenaj, Laura Hysenaj, Albanor Beqiri, Taulant Kastrati dhe Sead Hetemaj. Alban Spahiu, Nderime Sulimani, Anjeza Blenishti dhe Mersa Mustafi, Agnesa Bytyqi, Erona Mjekiqi, Blerina Kabashi, Rinesa Mjekiqi Albiona Kabashi, Sara Krasniqi, Rilinda Bytyqi , Leona Maxhuni, Albina Berisha, Yllza Berisha, Rina Maxhuni ishin vërtete heronjtë e kësaj dite të shenjtë për Kosovën

Publiku , diku rreth 400, i përcolli me ovacione e duartrokitje frenetike.

Nuk duhet harruar se këtë projekt e përkrahu dhe e financoi Ministria e Diasporës dhe e investimeve strategjike, ndërsa ndihmuan shoqata kulturore Iliria (Ejup Mrseli) dhe Liga shqiptare e futbollit ne Vjene (Halil, dhe Driton Jashari), Shoqata Atdheu-Graz, si dhe disa nga prindërit e nxënësve!

Duhet theksuar se programi u moderua dhe u udhëheq me sukses nga z.Osman Ademi.

Për masivitetin, cilësinë, përkushtimin e mësueseve/sëve, kjo ngjarje do të mbahet gjatë në mend.

Kryesia e SHMSH „Naim Frashëri“ si kreatore e këtij manifestimi, falenderon publikisht të gjthë ata akterë që ndihmuan në finalizimin dhe realizimin e këtij projekti.