CH-Ballkani

Mësuesit nga Zvicra njohin nga afër kulturën shqiptare

"Është shumë interesante për ne të njohim vendet dhe kulturën prej nga vijnë disa nga studentët tanë”, theksuan ata

Një grup prej 14 mësuesish nga Zvicra po vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën për t’u njohur më afër me kulturën shqiptare.

Ata janë takuar me ambasadorin e Zvicrës në Shqipëri, Graf gjatë vizitës së tyre në Shqipëri dhe Kosovë, ka njoftuar Ambasada Zvicerane në Tiranë.

Ata mësuan më shumë mbi kontekstin politik dhe ekonomik si dhe mbi marrëdhëniet dypalëshe, përcjell albinfo.ch.

“Është shumë interesante për ne të njohim vendet dhe kulturën prej nga vijnë disa nga studentët tanë”, theksuan ata gjatë takimit me ambasadorin.