Shqipëria

Meta apelon të mbrohet natyra dhe biodiversiteti

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, përkrah vajzës së tij, Erës është shfaqur i veshur me rroba sportive.

Ai ka kërkuar se duhet që të mbrohet natyra dhe biodiversiteti, përcjell albinfo.ch.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, dua të bëj një apel për një kujdes më të madh dhe vëmendje më të shtuar nga të gjithë, për mbrojtjen e natyrës së mrekullueshme që kemi, biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të vendit tonë. Duhet të kontribuojmë gjithnjë, që ta pasurojmë mjedisin dhe ekosistemin dhe ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar! Bashkë me Erën nga mali i Dajtit: Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës!”, ka shkruar Meta në Facebook.