Shqipëria

Meta ndan medaljen “Nderi i Kombit”, për Ansamblin Popullor

Gjithashtu Meta me çmimin “Nderi i Kombit” ka dekoruar edhe mjeshtrin e valles popullore shqiptare Besim Zekthi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” Ansamblin Popullor me rastin e 60-vjetorit të themelimit.

“Vlerësimi iu dha për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin. Për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën”, thuhet në vlerësimin e presidencës, transmeton albinfo.ch.

Gjithashtu Meta me çmimin “Nderi i Kombit” ka dekoruar edhe mjeshtrin e valles popullore shqiptare Besim Zekthi.