Shqipëria

Meta: Për produktet “Made in Albania”, duhet konsesus politik

Për presidentin e Shqipërisë, në planin ekonomik, negociatat me BE-në do të jenë sfiduese

Produktet “Made in Albania” përmes një marketingu të zgjuar mund të “internacionalizohen” si marka në tregun rajonal dhe më gjerë ka thënë presidenti Ilir Meta në ceremoninë  “Gjergj Kastriot Skënderbeu në ekonominë shqiptare”.

Për presidentin e Shqipërisë, në planin ekonomik, negociatat me BE-në do të jenë sfiduese. “Ato do të shërbejnë si një test disipline tregu dhe konkurrence për biznesin dhe produktet shqiptare”, ka thënë ai.

Sipas Metës për të përmbushur këtë ambicie duhet konsensus mbarëkombëtar, politik në përzgjedhjen e modelit  të duhur të  zhvillimit ekonomik .