Shqipëria

Meta: Rexhep Çeliku i ka bërë krenarë shqiptarët

Meta tha se shqiptarët janë përlotur kur kanë mësuar lajmin, për atë që për më shumë se 40 vjet Rexhep Çeliku ka bërë për Shqipërinë, për shqiptarët, kudo që kanë jetuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në homazhet për vdekjen e Mjeshtrit të Madh, Rexhep Çeliku, të cilat janë zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar.

Meta tha se shqiptarët janë përlotur kur kanë mësuar lajmin, për atë që për më shumë se 40 vjet Rexhep Çeliku ka bërë për Shqipërinë, për shqiptarët, kudo që kanë jetuar dhe i ka bërë krenarë që janë shqiptarë.

“Jam i bindur se Rexhep Çeliku ka vetëm përjetësi dhe do të jetë gjithmonë në zemrat e shqiptarëve si shqiponja që fluturon vetëm lart. Unë besoj se Rexhep Çeliku, siç kishte emrin, tregoi edhe fuqinë e jashtëzakonshme të karakterit të tij, duke mundur sëmundjen e tij”, ka thënë Meta.

Vetëm disa ditë më parë presidenti Meta i dha çmimin “Nderi i Kombit” Mjeshtrit të Madh, Rexhep Çeliku.