Kosova

MG 1958, e ardhur nga Zvicra, e restauruar në Kosovë

Vetura MG, është e prodhuar në vitin 1958, megjithatë, është restauruar në Kosovë, derisa si destinacion ka Zvicrën.

Ajo është me pronar zviceran, mirëpo është restauruar nga Sejdi Mustafa nga Gjilani, raporton “Klan Kosova”.

“Duhet t’i falënderoj të gjithë që kanë kontribuar që kjo veturë të vijë në Kosovë. Është dashur transporti dhe organizimi”, deklaroi Mustafa, përcjell albinfo.ch.

Kështu nga veturë e ‘shkatërruar’, tani duket për mrekulli. “Kjo veturë është planifikuar të hidhet në mbeturina, megjithatë, është restauruar dhe tani ka një bukuri të jashtëzakonshme. Pronari zviceran ka qëndruar dy ditë në Kosovë dhe është befasuar për punën e mirë. Ai është tepër i lumtur, dhe nuk ka frikë për veturën e tij. Vlera e veturës është mbi 20 mijë euro”, ka treguar tutje Mustafa.