Maqedonia
Mickovski bën thirrje për protesta të dielën
Pas përfundimit të seancës së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, lideri i kësaj partie Mickoski tha njëzëri arritën në konkluzionin se marrëveshja me Greqinë është një zgjidhje që është plotësisht në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit, transmeton Alsat M.
“Do t’ju jap tri shembuj pse kjo marrëveshje është e dëmshme: nuk ka ndonjë marrëveshje ndërkombëtare që është ratifikuar nga njëra anë apo nga ana tjetër. Shembulli i dytë është se ne do të ndërmarrim detyrime me kusht që t’i zbatojmë ato, dhe çfarë detyrimi ndërmerr Greqia nga ana tjetër dhe cilat janë masat nëse Greqia nuk i realizon detyrimin e saj. Së treti, si qeveria mund të miratojë një marrëveshje të kësaj rëndësi në Kuvend me një shumicë të thjeshtë dhe po ashtu merr përsipër për të bërë ndryshime sistematike, p.sh. ndryshime në Kushtetutë që janë me shumicë prej dy të tretave? Në vetvete, një traktat ose marrëveshje siç është quajtur është kundër Kushtetutës. Kështu që unë shfrytëzoj këtë mundësi për të informuar të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë që VMRO-DPMNE-ja planifikon ta mbajë këtë të dielë në Manastir një protestë madhështore kundër kësaj marrëveshje. Unë përfitoj me këtë rast t’ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve në vend të cilët kanë pozitë të njëjtë si të VMRO-DPMNE-së dhe nuk duan të qëndrojnë në rrugën e këtyre politikave të gabuara që qeveria e LSDM-së duke bërë në vend, të cilët duan të qëndrojnë në rrugë. Kjo marrëveshje është kapitullim prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ditën e dielë në Manastir të mblidhen kundër kësaj të keqe, tha Mickoski.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor