Maqedonia

Mickovski e quan fyes dhe jo serioze pyetjen e referendumit

Të mërkurën janë takuar shefat e partive më të madhe në Maqedoni për të biseduar rreth mbajtjes së referendumit, që do i hapte përfundimisht zgjidhje integrimeve euro-atlantike të vendit, shkruan albinfo.ch.

Kryeministri Zoran Zaev hodhi idenë që pyetja e referendumit të jetë: “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Por ky parashtrim nga Zaevi për liderin opozitar maqedonas Hristijan Mickovski është “joserioz”, i “papërgjegjshëm” dhe “fyes”.

Deri tani, partia e tij OBRM-PDUKM, e ka shmangur votën për të krijuar komisionin zgjedhor, e cila duheshte të përgatisë zgjedhjet për referendumin e tetorit.

Maqedonia nënshkroi marrëveshjen me shtetin e tij fqinj Greqinë, ku e ndryshonte emrin nga Republika e Maqedonisë në “Republika e Maqedonisë Veriore”.