Maqedonia

Mickovski pret protestuesit maqedonas

Hristian Mickoski, lideri i opozitares OBRM-PDUKM, priti përfaqësuesit e qytetarëve, të cilët protestonin para Kuvendit dhe kërkuan takim me të para selisë së partisë, me ç’rast u ka përmendur se i përkrahë protestat e tyre, por deputetët e partisë nuk do t’u bashkangjiten në rrugë, por do të veprojnë nga Kuvendi.

Kryetari i Shoqatës “Këshilli kombëtar maqedonas Makedonium”, Strasho Olumçev, pas takimit për MIA-n deklaroi se pas kërkesës së tyre për lëshim të deputetëve të opozitës në seancat e Kuvendit dhe të përfshihen në protestat, Mickoski u ka thënë se OBRM-PDUKM nuk do ta braktis Kuvendin, por edhe që nuk do të marrë pjesë në aktivitetet kuvendore lidhur me marrëveshjen me Greqinë, sepse, siç konsideron , do të ishte më mirë partia të jetë brenda dhe ta ndalë kryeministrin Zoran Zaev në sjelljen e vendimeve të dëmshme.

Olumçev tha se kanë biseduar edhe për referendumin për të cilin Mickoski në media ka dhënë deklaratë se do të votojë kundër, ndërsa nga Shoqata i kanë potencuar se duhet të ndalet ai referendum me arsyetimin se emri i Maqedonisë nuk është marrë në votim por ai është përcjellë nga gjyshërit dhe stërgjyshërit me shekuj.

Kryetari i Shoqatës Olumçev tha se do të vazhdojnë me protestat e përditshme deri në plotësimin e kërkesave të tyre mes të cilave është edhe mbrojtja e emrit të Republikës së Maqedonisë dhe mbrojtja e identitetit të Maqedonisë.