Jeta në Zvicër

“Microlino”, vetura zvicerane elektrike së shpejti në rrugët evropiane

Kompania zvicerane «Micro» ka prodhuar një makinë elektrike të vogël të quajtur “Microlino”, e cila ishte promovuar në panairin e automjeteve në Gjenevë, në vitin 2016, dhe tani ka kaluar testet e fundit për të dalë në rrugët e evropiane, shkruan albinfo.ch.

Prodhimi serial i kësaj makine të vogël urbane do të filloj në dhjetor 2018 me dërgesat e para në Zvicër dhe pastaj do të hyjë në tregun gjerman në vitin 2019.

Dizajni “Microlino” është frymëzuar nga modeli i BMW-së, Isseta 1956 dhe përmban një derë në pjesën e e përparme të automjetit dhe vetëm dy ulëse. Por, ndryshe nga modeli “Isseta”, Microlino ka një motor elektrik me fuqi 15 KW.

Makina e vogël do të jetë në gjendje të lëviz rreth 4 orë me energji elektrike. Shpejtësia maksimale me vetëm 450 kilogram të automjetit kalon deri 90 kilometra në orë dhe starti nga 0 deri 50 km arrihet për 5 sekonda. “Microlino” ka një gjatësi prej 2.40 metra, 30 cm më i shkurtër se Smart.

Aktualisht “Microlino” mund të rezervohet nëpërmjet faqes së internetit të prodhuesit me vetëm 12 mijë euro.