Autotech

Microsofti patenton telefonin palosës

Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale i patentoi Microsoftit një patentë misterioze. Patenta, sipas “Mashable”, përmban skicat dhe përshkrime se si do të duket një telefon

Herën e fundit që Microsofti tentoi të hynte në tregun e telefonave, nuk shkoi gjithçka siç duhej.

Tani spekulimet kanë nisur qe një kohë të gjatë se gjiganti amerikan po shqyrton mundësinë e një telefoni të ri, të quajtur Surface Phone.

Të enjten, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale i patentoi Microsoftit një patentë misterioze. Patenta, sipas “Mashable”, përmban skicat dhe përshkrime se si do të duket një telefon.

Sipas raportimit, ky telefon do të jetë fleksibil me ekran të dyfishtë, në të cilin janë dy ekrane, por që mund të bëhet edhe vetëm një. Telefoni mund të përdoret si telefon, si tablet apo edhe si laptop.

Nëse lansohet një telefon i tillë ai do të ketë përballë dhe rival kryesor Samsung Galaxy X që pritet të jetë telefoni i parë i kompanisë koreano-jugore me veçorinë e palosjes, transmeton Albinfo.ch.