Bota
Migracioni, ndikim negativ në ekonominë gjermane
Kjo ndodh sipas studiuesve nga Nürnbergu për faktin se refugjatët nuk kanë kualifikime të mjaftueshme profesionale dhe po ashtu kanë njohuri të pamjaftueshme të gjuhës
Hulumtuesit shkencorë nga Instituti për Tregun e Punës dhe për hulumtime profesionale i Nürnbergut (IAB) kanë bërë studime lidhur me ndikimin që ka migracioni masiv në ekonominë e Gjermanisë. Me këtë rast ata kanë ardhur në përfundimin se ky fluks i madh ka ndikim negativ ekonomik, transmeton albinfo.ch mediat gjermane.
Këtë gjetje ata e kanë arsyetuar me faktin se refugjatët nuk kanë kualifikime të mjaftueshme profesionale dhe po ashtu kanë njohuri të pamjaftueshme të gjuhës. Nisur nga këta faktorë ulet brutoprodhimi shoqëror i Gjermanisë për kokë banori ndërsa rritet edhe kuota e të papunëve.
Për këtë arsye, studiuesit në fjalë kërkojnë marrje masash të gjera për kualifikimin e refugjatëve. “Nëse nuk veprohet diçka në këtë drejtim, atëherë migracioni pritet të ketë edhe pasoja afatgjata negative”, kanë thënë studiuesit në fjalë.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe