Bota

Mijëra budistë mirëpresin statujën e parë të mbretit të lashtë

Mijëra budistë në Sri Lanka përshëndetën ardhjen e statujës së mbretit Maniakkika. Mbreti i lashtë besohet të ketë ftuar Budën për të vizituar zonën gjatë sundimit të tij, përcjell albinfo.ch.

Buda, i cili jetoi në Indinë fqinje, bëri vizitën e tij përfundimtare në vendin ishullor Kelaniya në shekullin e gjashtë para Krishtit, i shoqëruar nga 500 pasuesit e tij.

E, për të shënuar rëndësinë e mbretit Maniakkika, kreu i tanishëm i tempullit historik budist Kelaniya urdhëroi gdhendjen e statujës së parë të mbretit në Tajlandë.

Statuja u mor në një varkë dhe u shoqërua nga anije të tjera përgjatë lumit Kelani. Statujat e mbretit Maniakkika tërheq dhjetëra mijëra vizitorë çdo vit.