Bota

Mijëra evropianë protestojnë për një Evropë të Bashkuar

Mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në gjithë Gjermaninë dhe vende të tjera evropiane për të shprehur mbështetje për idenë e një Evrope të Bashkuar.

Protestat e së dielës kanë filluar vitin e kaluar në një përpjekje për të luftuar ndjenjat nacionaliste në kontinentin evropian që janë shprehur shpesh si opozitë në Bashkimin Evropian.

Në protestat në Berlin, Frankfurt, Këln dhe qytete të tjera njerëzit mbanin flamuj të BE-së. Protesta ishte organizuar nga grupet e Evropës, „Puls“.