Sport

Milani kërkon trajnerin e Zvicrës

Vladimir Petkoviq është përmendur si një nga emrat që mund të marrë drejtimin e Milanit

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella duket se i ka ditët e numëruara në “San Siro”. Rezultatet e dobëta kanë bërë që disa trajnerë të përmenden si zëvendësues të tij.

Njëri ndër ta është përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, shkruan e përditshmja zvicerane ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

Madje, derbi i së dielës ndaj mund të jetë vendimtar dhe nëse kuqezinjtë humbasin, atëherë Petkoviq mund të marrë drejtimin e ‘Rossonerëve’.

Petkoviq është përzgjedhës i Zvicrës, por sigurisht se nuk do të refuzonte një ofertë të tillë nga një klub i madh. Te Milani do të gjente mbrojtësin e majtë, Rodriguez.