Lifestyle

Miliona klikime në Spotify për këngën “For you” të Rita Orës

Këngët e Rita Orës po vazhdojnë të dëgjohen në shumë platforma online. Së fundmi, kënga e saj “For You” në bashkëpunim me Liam Payne ka arritur 100 milionë klikime në Spotify.

E, për këtë arritje ka reaguar këngëtarja Ora, përcjell albinfo.ch.

“Kjo është çmenduri. Faleminderit që e dëgjoni ‘For You’ në Spotify. 100 milionë klikime”, ka shkruar ajo në Instagram.

Kjo këngë ka mbi 80 milionë klikime në YouTube, kurse është kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.