Kosova

Minatorët në grevë, kundërshtojnë draft-statutin e Trepçës

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e dytë të grevës njëorëshe, në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës, ndërsa paralajmërojnë eskalim të situatës nëse nuk merren parasysh vërejtjet dhe kërkesat e tyre në lidhje me të.

Sipas tyre, Ligji për Trepçën precizon se draft-statutin duhet ta përpilojë Bordi, dhe jo Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përcjell albinfo.ch.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, njëherësh anëtar i Bordit, Shyqyri Sadiku, ka thënë se ekziston rreziku që të gjitha burimet përreth minierave në të ardhmen të mbeten jashtë këtij procesi, ngase nuk janë përfshirë në njësitë biznesore.

Ai ka përmendur edhe kërkesat e tjera, si ligjin për pensionet me 70 për qind të pagës nga 50 deri 55 vjet, ligjin për invalidë, sigurimin shëndetësor, etj.