Bota

Minimum historik: Më pak se 2.4 milionë të papunë në Gjermani

Shkalla e papunësisë në Gjermani në tetor mbeti në minimumin historik, bëhet e ditur nga të dhënat zyrtare gjermane.

Norma e papunësisë muajin e kaluar, sipas të dhënave ishte 5.6 për qind, që është në të njëjtin nivel si në shtator, sipas një deklarate nga Agjencia Federale Gjermane e Punës (BA), përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të papërfunduara, janë më pak se 2.4 milionë të papunë, ku shkalla e papunësisë ka rënë me 0.1 pikë përqindjeje në 5.4 për qind, niveli më i ulët që nga bashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.