Jeta në Zvicër

Ministrat zviceranë në “ekskursion” në Tesinë

Qeveria e Zvicrës, respektivisht të shtatë ministret dhe ministrat e saj, është bartur sot në Tesinë. Për “ekskursionin” tradicional vjetor që ministrat e realizojnë në prag të pushimeve verore, kësaj radhe kanë zgjedhur kantonin italian Tesinë. Ata u morën edhe me shqetësimet e qytetarëve në Ticino. Idea kësaj radhe ka qenë anëtares së qeverisë, Simonetta Sommaruga

“Ne kemi zgjedhur Ticinon për t’iu treguar qytetarëve se kemi mirëkuptim për situatën specifike të këtij kantoni.”, tha Sommaruga.

Në mënyrë të veçantë Sommaruga iu ka referuar problemeve të punëtorëve ndërkufitarë italianë.

Pastaj ajo udhëhoqi udhëtim e delegacionit qeveritar për në plazhin e Magadinos.

Këshilli Federal ka vazhduar udhëtimin vjetor në Bellinzona, ndërkohë rrugën kanë bashkëbiseduar me qytetarët.

Gjatë ditës së enjte ministrat zviceranë kanë drekuar bashkë me azilkërkuesit në një qendër azili në Riggisberg në Kantonin Bernës.