Tematike
Ministri Burkhalter në Konferencën e Munihut vlerëson rolin e OSBE-së
“OSBE është një faktor me rëndësi për rikrijimin e besimit në Evropë. Më shumë se kurrë ndonjëherë më parë, OSBE-ja është duke luajtur një rol kryesor në forcimin e sigurisë në kontinentin e Evropës”
Ministri zviceran i punëve të jashtme, Didier Burkhalter në fjalën e tij të mbajtur të shtunën (sot) në Konferencën për Siguri që po mbahet në Munih ka vënë theksin në rolin e rëndësishëm që ka Organizata e Evropës për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE) në zhvillimet aktuale.
“OSBE është një faktor me rëndësi për rikrijimin e besimit në Evropë. Më shumë se kurrë ndonjëherë më parë, OSBE-ja është duke luajtur një rol kryesor në forcimin e sigurisë në kontinentin e Evropës”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Zvicrës.
Më tutje në fjalën e tij Burkhalter u ka bërë thirrje anëtarëve të OSBE-së që të realizojnë aksione të përbashkëta me synim për të pakësuar vatrat e pasigurisë. Veç kësaj, përmes dialogut në kuadër të OSBE-së ato duhet ta krijojnë një klimë mirëbesimi.
Kriza e Ukrainës, që pati shpërthyer para tri vitesh, ka dëmtuar partneritetin në mes të perëndimit dhe Rusisë ashtu si dhe e ka vënë në pyetje marrëveshjen e rëndësishme kornizë të arritur më parë lidhur me kontrollin e armatimit, ka thënë më tutje Burkhalter.
Sipas tij, politika evropiane e sigurisë po bëhet më e vështirë dhe më komplekse për shkak të pasigurisë lidhur me synimet e qeverisë së re të SHBA-së, për shkak të mungesës së informacionit lidhur me marrëdhëniet e ardhshme në mes të SHBA-së dhe Rusisë si dhe lidhur me ndikimin e Brexit-it dhe rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme në disa vende evropiane.
Prandaj forcimi i OSBE-së si platformë debati dhe si instrument për veprim të përbashkët është njëri ndër prioritetet e politikës së jashtme të Zvicrës, ka thënë Burkhalter para homologëve të tij në kuadër të OSBE-së, në Konferencën për Siguri që po mbahet në Munih, Gjermani.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf