Turizëm

Ministri i turizmit në Shqipëri, Klosi: Nuk ka rënie të pushuesve nga Kosova

Tashmë Shqipëria ofron kapacitete akomodimi në gjithë rivierën e saj nga Velipoja në Sarandë, duke e diversifikuar numrin e pushuesve.

Ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi, ka theksuar se numri i pushuesve nga Kosova nuk ka rënie por është shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.

Tashmë Shqipëria ofron kapacitete akomodimi në gjithë rivierën e saj nga Velipoja në Sarandë, duke e diversifikuar numrin e pushuesve.

“Do doja të sfidoja gjithësecilin për të parë statistikat ku ka rënie të numrit të vizitorëve nga Kosova në sezonin turistik. Natyrisht ka pasur një numër në rritje gjatë pierudhës maj-qershor. Ka pasur një numër konstant gjatë korrikut. Numrat nuk kanë rënie, po shtrirja e shumë më tepër destinacione turistike, rritja me 15.6 % e kapaciteteve nga Velipoja në Sarandë ka diversifikuar numrin e pushuesve në plazhe tona”, tha ai.