Zhvillim

Ministri Lekaj përuron riaktivizimin e hekurudhës Prishtinë-Pejë

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj mori pjesë në realizimin e projektit të rifunksionalizimit të linjës Prishtinë-Pejë-Prishtinë dhe me furnizim të vagonëve, pas rikonstruimit të tyre.

Me këtë rast, siç thuhet në një kumtesë për shtyp nga kjo ministri, Lekaj ka ndërlidhur ditën e përurimit me ditën kur përkujtohet protesta e studentëve, 1 tetori 1997. “Aqë na ka bërë sot bashkë ka qenë qëllimi i së mirës së përbashkët e që është qytetari ynë, duke filluar nga nxënësit dhe studentët e që sot korrenspondon me 20 vjetorin e sakrificës së studentëve që ne t’ua ofrojmë një shërbim, që shkon në favor të tyre”, ka thënë veç tjerash Lekaj.

“Ne si Qeveri në krye me zotin Haradinaj si kryeministër do të jemi mbështetës të politikave zhvillimore të hekurudhave që janë segment i rëndësishëm i shtetit të Kosovës“, ka përfunduar ai.