Bota

Ministria e Brendshme konfirmon: Së paku 4 viktima në sulmin në Münster

Në sulmin që ndodhi pasditen e sotme në qendrën e  vjetër të qytetit  të Münsterit, kanë humbur jetën  së paku katër persona, shkruajnë mediet gjermane.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka konfirmuar për media se, mbi bazën e informacioneve të disponueshme deri tash, janë katër të vdekur. Në mesin e tyre numërohet edhe vetë sulmuesi i dyshuar, i cili me makinën e tij, një kamion të vogël, ka goditur turmën e njerëzve që rrinin ulur në tavolinat para një lokali hotelier.