E-Diaspora

Ministria e Jashtme e Kosovës u apelon qytetarëve të shmangin daljet në Munih

MPJ u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës në atë zonë t`i lajmërojnë familjet e tyre, dhe për informata tjera e ndihmë të thërrasin në këteë numër telefoni emergjent te Konsullatës +491712818899

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një njoftimi ka kërkuar nga qytetarët kosovarë që jetojnë në zonën ku ka ndodhur sulmi terrorist, t’u shmangen lëvizjeve.

Ky është apeli i MPJ-së për qytetarët e Kosovës në Munich: Ministria e Punëve të Jashtme i këshillon qytetarët e Kosovës që ndodhen ne rajonin ku ka ndodhur sulmi t`i shmangen levizjeve. MPJ po e përcjell me shqetësim situaten dhe është informuar nga Konsullata jonë në Munih se zona ku ka ndodhur sulmi është e banuar edhe me qytetarë të Kosovës. MPJ u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës në atë zonë t`i lajmërojnë familjet e tyre, dhe për informata tjera e ndihmë të thërrasin në këteë numër telefoni emergjent te Konsullatës +491712818899

MPJ po e percjell situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me misionet tona diplomatike dhe autoritetet gjermane. MPJ do t’iu mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet, thuhet në fund të komunikatës.