Kosova

Ministrja Hoxha: Vizat hiqen nga dhjetori i këtij viti

Ajo ka thënë se Raporti i Progresit për vendin nuk duhet të lidhet me liberalizim vizash, pasi sipas saj, në këtë proces Kosova ka shënuar progres

Sipas ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, deri në dhjetor të këtij viti, qytetarët e vendit do të mund të udhëtojnë pa viza.

Ajo para Komisionit për Integrime Evropiane tha se Raporti i Progresit për vendin nuk duhet të lidhet me liberalizim vizash, pasi sipas saj, në këtë proces Kosova ka shënuar progres, shkrjuan koha.net.

Hoxha tha se në raportin e këtij viti, Kosova është përmendur se ka mbajtur zgjedhje nacionale dhe lokale në mënyrë të rregullt, ratifikimi i demarkacionit është e arritur tjetër, sipas saj, ka pasur edhe progres në administratë publike.

Por, deputetët nga opozita e akuzuan Hoxhën se nuk është treguar e sinqertë kur ka raportuar para Kuvendit.

Ata thanë se Kosova në fushat kryesore nuk ka shënuar progres.

Ndërsa, Ilir Deda nga Alternativa ka bërë thirrje që të aprovohet sa më shpejt Ligji për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme, si dhe tha se ministrja Hoxha duhet ta ngritë zërin në Qeveri, që të luftohet korrupsioni me një ritëm më të shpejtë.