Shqipëria

Ministrja Nikolla thotë se cilësia në arsim nuk varet nga objektet

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka thënë se rreth 200 objekte të shkollave në gjithë vendin janë në gjendje të vështirë, të cilat pritët të riparohen gjatë këtij mandati. Por, ministrja ka thënë se jo domosdoshmërisht cilësia në arsim është tulla dhe llaçi, transmeton albinfo.ch.

“Kemi punuar në dy vektorë, i pari largimi i nxënësve në ato shkolla dhe grupimi i tyre, duke mbuluar transportin. Ashtu sikurse edhe adresimi i buxheteve ka bërë të mundur uljen në 200 të shkollave që kanë nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë. Mund të sillja para jush shumë foto se si kanë qenë shkollat dhe se si kanë ndryshuar.

Po i referohem edhe Laçit, ku ishim në tri shkolla, në një kopsht, një shkollë fillore dhe një gjimnaz, nga më të rëndësishmit, ku nuk ishte bërë asnjëherë ndërhyrje. Cilësia në arsim nuk është domosdoshmërish tulla dhe betoni. Ne do të punojmë fort për cilësinë e mësuesve”, ka thënë ministrja në emisionin “Tonight Ilva Tare”.