Shkurt.ch
Ministrja Sommaruga viziton një kamp refugjatësh në Niger
Sommaruga dhe pjesëtarët e delegacionit janë shprehur thellësisht të prekur nga fati i migrantëve që kanë parë këtu, Shumë prej tyre kanë arritur këtu pasi kanë kaluar rrugë të gjata nëpër shkretëtirë, nën kërcënimin e vdekjes
Në ditën e fundit të qëndrimit të saj në shtetin e Afrikës Perëndimore, Niger, ministrja federale Simonetta Sommaruga ka vizituar një kamp për pranimin e refugjatëve në Agadez. Ky kamp udhëhiqet nga Organizata Botërore për Migracion (IOM). Ajo ka vizituar edhe një projekt për arsimimin profesional në këtë vend, të cilin e mbështet Zvicra.
Sommaruga dhe pjesëtarët e delegacionit janë shprehur thellësisht të prekur nga fati i migrantëve që kanë parë këtu, shkruan Agjencia e Lajmeve SDA. Shumë prej tyre kanë arritur këtu pasi kanë kaluar rrugë të gjata nëpër shkretëtirë, nën kërcënimin e vdekjes, transmeton albinfo.ch. Dhe jo të gjithë i kanë mbijetuar këtij marshimi.
Siç ka mësuar delegacioni, personave të strehuar në këtë kamp nuk u njihet statusi i refugjatëve. Ata më shumë konsiderohen si kandidatë për kthim vullnetar në vendet e tyre të prejardhjes, si Guinea, Nigeria dhe Kameruni.
Sommaruga është takuar me presidentin e Republikës së Nigerit, Issoufou Muhamadou, ministrin e jashtëm Ibrahim Yacoubou dhe ministrin e drejtësisë, Marou Amadou.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe