Kosova

Miratohet rregullorja për riintegrimin e personave të riatdhesuar në Kosovë

Skënder Hyseni, deklaroi se do të lehtësohen punët për integrimin e personave të riatdhesuar nga vala e fundit e ikjeve në vend

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit të mbajtur ka miratuar projektrregulloren për riintegrimin e personave të riatdhesuar.

Me këtë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, deklaroi se do të lehtësohen punët për integrimin e personave të riatdhesuar nga vala e fundit e ikjeve në vend, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, shprehu shqetësimin për mungesën e fondeve për pagesën e pensioneve të veteranëve, duke thënë se për pagesat e muajit gusht, ky dikaster ka mungesë të 4 milionë eurove.

E kryeministri Isa Mustafa, theksoi se veteranët do t’i marrin pensionet, mirëpo ju duhet pak kohë deri sa të gjejnë një zgjidhje ligjore për këtë.

Ndryshe qeveria ndau 25 mijë e 714 euro për Doganën e Kosovës për të përmbushur detyrimet e Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave për periudhën 2017-2018.