Maqedonia

Mirënjohje për arsimtarët e gjuhës në ditën e alfabetit  

Zëvendëskryeministri Lika para mësuesve, profesorëve dhe përfaqësuesve tjerë foli për rëndësinë e kësaj date dhe njëkohësisht falënderoi ata për kontributin e tyre në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe

Me rastin e shënimit të 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit, zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Hazbi Lika, ka organizuar një pritje solemne për doajenët e arsimit shqip në Maqedoni.

Lika para mësuesve, profesorëve dhe përfaqësuesve tjerë foli për rëndësinë e kësaj date dhe njëkohësisht falënderoi ata për kontributin e tyre në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe dhe edukimin e gjeneratave të tëra “Kongresi i Manastirit vendosi bazat e gjuhës standarde shqipe që paraqet një datë shumë të rëndësishme, sikurse data tjera të rëndësishme për Kombin tonë, shpallja e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Lidhja e Prizrenit”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri Lika ndau mirënjohje për veprimtarin e shquar të arsimit në gjuhën shqipe, Xhevat Gega. Njëkohësisht, ai foli për kontributin e të ndjerit në edukimin si dhe në përpilimin e Abetares së parë në Gjuhën shqipe dhe fal asaj tha Lika, në thurim vargje të bukura në gjuhën tonë amtare.