Kosova

Mish pa afat nga Belgjika për në Kosovë, Konfiskohen 20 tonë

Për të dytën here brenda një periudhe të shkurtër është tentuar që të futet mish me afat të skaduar nga Belgjika në Kosovë. Në pikën kufitare në Vërmicë dogana së bashku me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kanë konfiskuar rreth 20 ton mish gjedhi me afat të skaduar.

Mishi i ardhur nga Belgjika është dërguar për shkatërrim. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka dërguar në prokurori lëndën ndaj kompanive të përfshira në këtë import.