Gjellëra

Mish viçi me domate dhe speca të djegës

Pjatë që përgatitet shumë shpejt dhe që ka shije të veçantë, sidomos për shkak të specit të djegës.

Mish viçi me domate dhe speca të djegësPërbërësit:

• 300 gr domate,
• 400 gr mish viçi (feta të holla),
• 1 thelb hudhre,
• trumëz,
• 50 gr vaj ulliri,
• borzilok,
• kripë,
• piper (të djegës, i freskët)

Përgatitja:

Prisni në feta domatet dhe i vendosni në një tigan me vaj, hudhrën e grirë, disa degë trumzë, 5-6 gjethe borzilok të grirë dhe një copë spec të djegës e të freskët.
Lërini të fërgohen në zjarr të lartë për 2 minuta, më pas kriposini dhe vendosini te domatet filetot e mishit, rrotullojini shpejt, mbulojini dhe uleni temperaturën.
Lerini të pushojnë për 2 minuta, më pas shërbejini menjëherë.

Ju bëftë mirë!

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/mish-vici-me-domate-dhe-speca-te-djeges/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.