Lifestyle

“Mission: Impossible Fallout” prin në arkat filmike

“Mission: Impossible Fallout” mori vendin e parë në arkat filmike, duke fituar 61.5 milionë dollarë në fundjavën debutuese.

Vazhdimi e paraqet Tom Cruise në rolin e Ethan Hunt. Bashkë me të janë kthyer edhe Rebecca Ferguson, Simon Pegg dhe Ving Rhames.

“Mamma Mia: Here We Go Again,” doli në vendin e dytë, duke përfituar edhe 15 milionë dollarë të tjerë. “The Equalizer 2” u rendit i treti , me 14 milionë dollarë përfitime.

“Hotel Transylvania: Summer Vacation” , prodhim i Sonyt doli në vendin e katërt me 12.3 milionë dollarë.

Në vendin e pestë u rendit komedia e animuar ‘Teen Titans Go! To The Movies,’ që fitoi 10.5 milionë dollarë.