Sport

‘Mister 50 milionëshi’ te Kombëtarja kuqezi

Përforcimi i parë për kombëtaren e Gianni De Biasit pritet të jetë mesfushori i Schalkes, Donis Avdiaj

Në kualifikueset e Botërorit 2018, grupi i futbollistëve të Kombëtares shqiptare pritet të ndryshojë. Duke filluar nga mungesa e Lorik Canës që u tërhoq, largimet e mundshme të kosovarëve dhe gjithashtu afrimet e lojtarëve të rinj, shkruan albinfo.ch.

Përforcimi i parë për kombëtaren e Gianni De Biasit pritet të jetë mesfushori i Schalkes, Donis Avdiaj. Futbollisti e ka ndarë prej kohësh mendjen që do të luajë për Shqipërinë dhe është në pritje të një ftese, të cilën De Biasi duket se është bindur për t’ia bërë pas sezonit të kaluar pozitiv të mesfushorit në Austri, ku ishte i huazuar te Sturm Graz.

Këtë sezon ai u rikthye te Schalke, por që në fillim pësoi një dëmtim të rëndë, dhe për momentin është në fazë rikuperimi.

Ju kujtojmë që pas rinovimit me Schalken, klauzola e largimit të Avdijajt ishte 50 milionë euro.