CH-Ballkani

MJ malazez Darmanovic i përgjigjet Trump-it: Jemi të vegjël për LTB

Mali i Zi është anëtari i 29-të i NATO dhe u bë i tillë në 2017 pas debateve të shumta mes Rusisë dhe Perëndimit, ku e para tentoi edhe një Grusht shteti për të rrëzuar qevderinë e Milo Gjukanovic.

Ministri i jashtëm malazez Srdjan Darmanovic ka dhënë një intervistë për rrjetin e madh televiziv “CNN”, pas pretendimit të presidentit Donald Trump se ata janë agresivë dhe mund të ndezin Luftën e Tretë Botërore.

“Nuk kemi asnjë qëllim që të nisim Luftën e Tretë Botërore. Jemi shumë të vegjël për ta bërë një gjë të tillë”, tha Darmanovic, përcjell albinfo.ch.

Mali i Zi është anëtari i 29-të i NATO dhe u bë i tillë në 2017 pas debateve të shumta mes Rusisë dhe Perëndimit, ku e para tentoi edhe një Grusht shteti për të rrëzuar qevderinë e Milo Gjukanovic.

Komentet e Trumpit, sipas Darmanoviç, do të priten shumë mirë në Moskë të Rusisë. Ato janë muzikë për veshët e rusëve, tha shefi i diplomacisë malazeze, por unë sërish besoj se neni 5 është i fortë si shkëmbi.

Neni 5 i aleancës veri-atlantike parashesh se kur një shtet i NATO është në luftë, atëherë të gjitha vendet janë në luftë.