Lajme
Mjekët ikin nga Kosova
Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj
Nga Kosova nuk po ikin vetëm të rinjtë, por edhe ata të cilët janë të shkolluar e të punësuar. Kohët e fundit është përhapur largimi i mjekëve nga Kosova, të cilët kryesisht po shkojnë në Gjermani.
Kuadri specialistik mjekësor po tregon interesim për punësim në vende të ndryshme të botës, ku pagesat janë shumë më të mira. Edhe infermierët, në shumë raste, kanë ndjekur rrugën e mjekëve specialistë, përcjell albinfo.ch.
“Në Gjermani kam filluar punën duke iu falënderuar referencave ose rekomandimeve të profesorëve gjermanë, me të cilët kam pasur bashkëpunim. Një ndër ta është Prof. Dr. Eberhard Von Hodenberg, shef i Klinikës Kardiologjike, ose origjinal ‘Herzzentrum Lahr Schwarzwald’ në Gjermani. Ai ligjëron edhe në SHBA. Në Kosovë kam punuar në spitalin e Gjakovës. Nga viti 2001 deri në vitin 2011 kam ligjëruar si asistente në Fakultetin e Mjekësisë në Institutin e patologjisë. Kam shërbyer edhe në Afganistan si mjeke”, ka thënë Gertruda Dylën, mjeke specialiste e kardiologjisë, e cila ka vendosur që karrierën e saj prej kardiologe ta zhvillojë në Gjermani. Ajo, që nga viti 2011 punon në një spital privat për kardiologji.
Largimi nga vendi, vjen si zgjidhje në momentin kur vendlindja, shteti yt, nuk të ofron vendin e merituar. Në këso raste, duhet gjetur alternativa tjera, thotë ajo.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thonë se fenomeni i ikjes së stafit profesional nuk po e godet vetëm Kosovën. Sipas tyre me situatën e ikjes së stafit nga vendi përballen edhe shtetet më të zhvilluara, përfshirë edhe Gjermaninë.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si qendër referente për tërë Kosovën, janë të punësuar rreth 613 mjekë dhe 1,882 infermierë. Paga e mjekëve specialistë është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri, për punën që kryen, paguhet rreth 300 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike