Maqedonia

Mjekët nga Maqedonia kërkojnë punë në Gjermani

Në qendrën gjermane “Opportunity” e cila mundëson trajnimin e mjekëve që duan të punojnë në klinikat gjermane, kanë thënë se interesimi i mjekëve e infermierëve në Maqedoni për tu larguar nga ky vend është i madh

Mbi 100 mjekë dhe infermierë kanë aplikuar për punë në shtetin gjerman pasi duan të largohen nga Maqedonia. Ata shprehen të pakënaqur nga kushtet dhe pagat që marrin në këtë shtet.

Fatlum Memeti nga Kumanova, i ka thënë televizionit Alsat se  është infermier i diplomuar tash e tri vite, por pavarësisht mungesës së madhe të këtij kuadri nëpër spitalet e vendit, ai s’po gjen punë askund.

“Jam i interesuar që të shkojë në Gjermani, kam kryer shkollën e infermierisë. Kam konkurruar në shumë vende por s’ka pasur. Në Gjermani është jeta më e mirë, kushtet janë më të mira”, ka thënë ai.

Në qendrën gjermane “Opportunity” e cila mundëson trajnimin e mjekëve që duan të punojnë në klinikat gjermane, kanë thënë se interesimi i mjekëve e infermierëve në Maqedoni për tu larguar nga ky vend është i madh.

Të dhënat e fundit të Odës së Mjekëve kanë treguar se nga 220 studentë të mjekësisë të cilët diplomojnë, 173 prej tyre kërkojnë të punojnë në shtete e Bashkimit Evropian.