Kosova
MMPH-ja padit Komunën e Zveçanit për lagjen “Lugina e Diellit”
“Veprim i tillë është shkelje e ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, për të cilën është bërë inicim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër Komunës së Zveçanit si person juridik dhe drejtoreshës së Urbanizimit, si person përgjegjës.

Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka njoftuar se e kanë paditur Komunën e Zveçanit lidhur me punimet në lagjen “Lugina e Diellit”. Ajo ka thënë se Drejtoria e Urbanizmit në këtë komunë është përgjegjëse për moszbatimin e urdhëresës së dhënë nga Inspektorati i ministrisë.
“Veprim i tillë është shkelje e ligjit për Inspektoratin e Mjedisit, për të cilën është bërë inicim në Gjykatën Themelore në Mitrovicë kundër Komunës së Zveçanit si person juridik dhe drejtoreshës së Urbanizimit, si person përgjegjës. Ju rikujtomë se për objektet e kategorisë së parë dhe të dytë, komuna është kompetente për dhënien e lejes ndërtimore”, ka thënë Reshitaj në debatin parlamentar.
Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se për ndërtimin e një kolonie që quhet “Lugina Diellit” Komuna e Zveçanit nuk po ofron dokumentet, duke shtuar se padia e Ministrisë do të ‘myket’ në sirtarët e gjykatave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
MDR ngre pikëpyetje
Zhdukja e dy djemve shpëtoi familjen e tyre nga dëbimi? “Familja e dy djemve është dashur që gjatë kësaj jave të dëbohej në Kosovë. Mirëpo, pasi...
-
Gjermani
Ambasada e Kosovës njofton për gjetjen e dy fëmijëve të humbur kosovarë
-
Shkatërrohet një grup që trafikonte shqiptarët në Francë
-
Ambasada e Kosovës në Gjermani reagon për dy fëmijët e humbur
-
Zvicër
Maqedonasi dhe eritreasi sulmojnë shoferin e autobusit
Jeta në Zvicër
-
Olten, Zvicër
Kosovari plagos rëndë me thikë një person Autori i dyshuar, një shtetas 22-vjeçar i Kosovës, është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar...
-
Zvicër
“Jepet falas” një radar në Burgdorf
-
Delegacioni arsimor kosovar i impresionuar nga vizita në Zvicër
-
Zvicra mbetet destinacioni më i shtrenjtë për kampingje në Evropë
-
Zvicër, 2017
30 viktima në aksidentet e transportit publik gjatë një viti