Kultura

Mo Yan, kinezi i parë që fiton Nobelin për Letërsi

Çmimin Nobel për Letërsi e ka fituar këtë vit, shkrimtari kinez, Mo Yan

Bëhet fjalë për një shkrimtar novelash, i cili ka publikuar me dhjetëra tregime të shkurtra, që prej vitit 1981.

“Çmimi Nobel për Letërsi, për vitin 2012, i ndahet shkrimtarit kinez Mo Yan, realizmi i të cilit ndërthurë tregimet e folklorit, historisë dhe ato bashkëkohore”, ka thënë gjatë ceremonisë së ndarjes së këtij çmimi, në Stokholm, sekretari i Përhershëm i Akademisë Suedeze, Peter Englund.

57-vjeçari është kinezi i parë që fiton Nobelin për letërsi. Gao Xingjian u nderua me këtë vlerësim në vitin 2000, por si shtetas francez.

Mo është fituesi i 109 i këtij çmimi prestigjioz, i fituar një vit më parë nga poeti suedez Tomas Transtroemer.

I censuruar disa herë në Kinë për përmbajtjen seksuale dhe disidente të veprave të tij, Mo përfiton një shumë prej një milionë eurosh prej këtij suksesi.