CH-Ballkani

Mocion votëbesimi kundër Cipras

Partitë e frontit opozitar (Nea Dimokratia) vlerësojnë se iniciativa e partisë më të madhe greke Syriza për të përfunduar marrëveshjen me fqinjin verior rreth kontestit të emrit nuk mbështetet nga shumica parlamentare, andaj ka ngritur një mocion për votëbesimin e qeverisë Cipras, shkruan albinfo.ch.

Shefi i ND, Kyriakos Mitsotakis, pritet të fillojë debatin në parlament sot rreth orës 17. Qeveria greke ka mbështetjen e 154 nga 300 deputetët, dhe kjo shihet jo pa rrezik për kryeministrin Aleksis Cipras.

Edhe opozita maqedonase ka kundërshtuar marrëveshjen, duke e cilësuar atë si marrëveshje “personale” mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.