Maqedonia

Mocioni kundër qeverisë, deputetët e Maqedonisë shikojnë Real vs Juventus

A janë të përqëndruar deputetët në parlament, kur ka përballje të Champions League?

 

Dje në parlamentin e Maqedonisë votohej për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, por duket që shumë deputetë më shumë kanë qenë të përqëndruar në përballjet e Champions League, sesa te debati përpara votimit. Lajmi ka bërë jehonë edhe te mediat ndërkombëtare si euronews.com.

Ish ministri Samka Ibraimoski dhe deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim shihen nëpër foto të shumta sesi shikojnë përballjen Real Madrid Juventus.

Gjithsesi mocioni për mosbesim nga partia VMRO-DPMNE nuk doli i suksesshëm pasi kundër ishin 62 deputetë, ndërsa vetëm 40 e mbështetën.

Ish ministri Samka Ibrahimoski (Foto: Borche Popovski/Sloboden Pecat )