Kultura

Morat: Ka filluar Festivali i Dritave

Morat (FR) po përgatitet sërish për të qenë i stolisur me ndriçimet spektakulare dhe poetike. Edicioni i dytë i Festivalit të Dritave filloi të mërkurën dhe zgjat deri të dielën, më 22 janar. Dhjetëra-mijëra vizitorë priten të jenë të pranishëm.

Veprat ndriçuese, nganjëherë auditive, janë të shpërndara në më shumë se tridhjetë vende në mes të qytetit të vjetër të Morten si dhe në bregun e liqenit.

Festivali zhvillohet çdo natë nga ora 18:00 deri në 22:00, pavarësisht motit. Hyrja është e lirë. Vitin e kaluar numri i parë tërhoqi më shumë se 80.000 vizitorë.

Me këtë ngjarje artistike dhe interaktive, Morten llogarit të bëhet tërheqës edhe në dimër qytetin e vogël mesjetar, i cili tashmë është një destinacion i njohur gjatë verës.