Sport

Mos harro rrënjët tua: Gashi me flamur kombëtar

Skuadra e Colorados me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë një thirrje patriotike për të gjithë ndjekësit e tij, ku Shkëlzen Gashi u paraqit me flamur kombëtar

Shkëlzen Gashi është njëri nga futbollistët kryesorë të skuadrës amerikane, Colorado Rapids dhe është shumë i njohur edhe në rrjetet sociale, shkruan albinfo.ch.

 

Skuadra e Colorados me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë një thirrje patriotike për të gjithë ndjekësit e tij.

 

“Kurrë mos harro prej nga vjen”, shkruan postimi i shoqëruar me foto të tre futbollistëve që mbajnë në sfond flamurin e kombësisë së tyre. Portieri Tim Howard me flamurin amerikan, Shkëlzen Gashi me flamurin shqiptar dhe mbrojtësi Aksel Sjoberg me flamurin suedez ishin të përzgjedhurit e Colorados në përçimin e këtij mesazhi.