Kosova

Mosnjohja nga disa vende të BE-së, problem i madh për prodhuesit kosovarë

Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë. Ata thonë se autoritetet spanjolle nuk po nënshkruajnë certifikatat, të cilat duhet të shkarkohen nga faqja e agjencisë për t’i plotësuar

Mosnjohja e Kosovës nga disa vende të BE-së sjell probleme të vazhdueshme për prodhuesit e vendit. Edhe pse MSA-ja ua lejon kompanive kosovare të kryejnë shkëmbime tregtare me vendet e BE-së, një gjë e tillë nuk vlen për Spanjën, e cila për shkaqe politike nuk po i njeh certifikatat e Kosovës.

Burim Piraj është detyruar të paguajë mjete shtesë për të sjellë produktin përmes Francës. Ai i ka thënë KTV-së se ka kërkuar ndihmën e institucioneve, te të cilat ka kohë që ka bërë kërkesë që t’u ndihmojnë në mënyrë që të mos vazhdohet me këtë gjendje, e cila sipas tij vetëm sa po i rrit kostot e prodhimit.

Një problematikë të tillë pranojnë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe të Veterinarisë. Ata thonë se autoritetet spanjolle nuk po nënshkruajnë certifikatat, të cilat duhet të shkarkohen nga faqja e agjencisë për t’i plotësuar, praktikë që ndodh në të gjitha vendet e BE-së.