Bota
Moti ekstrem në Evropë mund të mbysë deri në 152 mijë njerëz në vit nga 2100-a
Valët e nxehta mund të shkaktojnë deri në 99 për qind të të gjitha vdekjeve që lidhen me motin, me Evropën jugore që është më së shumti e prekur
Moti ekstrem mund të mbysë deri në 152 mijë njerëz në vit në Evropë deri në vitin 2100 nëse asgjë nuk bëhet për të ndalur efektet e ndryshimeve klimatike, thonë shkencëtarët.
Numri është pesëdhjetë herë më shumë vdekje se sa që raportohet tani, ka nxjerrë studimi i kryer nga “The Lancet Planetary Health”.
Valët e nxehta mund të shkaktojnë deri në 99 për qind të të gjitha vdekjeve që lidhen me motin, me Evropën jugore që është më së shumti e prekur.
Ekspertët thonë se gjetjet ishin shqetësuese, por disa kanë dhënë projeksionet që duhet ndërmarrë.
Nëse nuk ndalet emetimi i gazrave dhe nuk përmirësohen politikat që ndikojnë kundër motit ekstrem: Nga 3000 në vit që vdesin për shkak të motit nga viti 1981 deri më 2010, ky numër do të shkojë në 152 mijë mes viteve 2071 – 2100.
Dy në tre njerëz në Evropë do të preken nga ky problem deri më 2100.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe