Shkurt.ch

Moti i ligë i merr jetën një gruaje në Zvicër

Stuhia “Zubin” ka rrëzuar një pemë nën të cilën kishte qenë gruaja në fjalë e cila ka humbur jetën nga goditja e pësuar

Moti i ligë që ka mbretëruar ditëve të fundit në Zvicër ka marrë edhe viktimën e parë. Një grua 61 vjeçe  në Riehen të Baselit ka humbur jetën në mëngjesin e sotëm, njofton srf.ch.  Stuhia “Zubin” ka rrëzuar një pemë nën të cilën kishte qenë gruaja në fjalë e cila ka humbur jetën nga goditja e pësuar.

Kjo stuhi, me shpejtësinë maksimale prej rreth 140 kilometrash në orë ka shkaktuar çrregulllime edhe në trafikun hekurudhor dhe ajror, transmeton albinfo.ch. Kështu, në Aeroportin e Cyrihut disa aeroplanë nuk kanë mundur të fluturojnë, pasi që për shkak të erës së fortë ka qenë i pamundur pastrimi i motorëve të tyre nga akulli. Por ndërkohë situata në aeroport i është kthyer normales.

Po ashtu si pasojë e stuhisë, janë anuluar disa trena të relacioneve të gjata në linjën St.Gallen-Cyrih, përcjell albinfo.ch. Po ashtu është bllokuar edhe linja lokale në mes qyteteve Sirnach dhe Wil, në Kantonin St.Gallen.

(Foto: Ilustrim)