Bota

Motra e të dyshuarve: I themi jo terrorizmit

Hafida Oukabir, motra e Moussa dhe Driss është shprehur në lot kundër dy vëllezërve dhe akteve të organizatës së tyre

Motra e dy prej të dyshuarve për sulmet në Spanjë që lanë të vdekur 15 njerëz është shprehur publikisht kundër terrorizmit.

Hafida Oukabir, motra e Moussa dhe Driss është shprehur në lot kundër dy vëllezërve dhe akteve të organizatës së tyre.

“Duam të themi zëshëm këtu në Ripoll: Jo terrorizmit, jo dhunës dhe po paqes”, ka deklaruar ajo me lot në sy para demonstruesve në Ripoll, në vendin ku vdiqën tetë persona.

Vëllai i saj Moussa Oukabir u qëllua për vdekje nga policia së bashku me katër të tjerë të dyshuar. Driss Oubakir është paraqitur para gjykatës, i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe për vrasje.