Kosova

MPJ: Serbia të ndaloj propagandën me lajme të rreme, Kosova dhe Gana kanë mardhënie të mira

Ministria e Punëve të Jashtme me anë të një njoftimi ka thënë se marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës janë në nivel të knaqshëm dhe se Serbia duhet të ndalë propagandën me lajme të rreme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka rikonfirmuar nivelin e marrëdhënieve shumë të mira në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Ganës, të cilat kanë shënuar vetëm ngritje, që nga koha e njohjes së Republikës së Kosovës nga ky shtet,  në vitin 2012.

“MPJ rikujton se veç komunikimeve të rregullta në nivelin e lartë ndër-shtetëror, ndërtimit të urave të miqësisë në mes dy popujve dhe hapjes së mundësive të reja në mes dy vendeve, në muajin qershor të këtij viti është akredituar edhe Ambasadorja jo-rezidente e shtetit të Ganës në Kosovë, Salma Frances Mancell”, ka thënë MPJ, shkruan Albinfo.ch.

MPJ vlerëson se raportimet e tjera jashtë frymës së marrëdhënieve të mira dhe të qëndrueshme në mes Kosovës dhe Ganës janë thjeshtë vazhdim i propagandës serbe me lajme të rreme.